OKB-ja do të dërgojë 20 vëzhgues në Aleppon Lindor

E publikuar: 21/12/2016 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria siriane e ka miratuar dërgimin e 20 vëzhguesve të OKB-së në Aleppon lindor, të cilët do ta përcjellin evakuimin e popullatës dhe kryengritësve, njofton zëdhënësi i organizatës botërore Stefan Guzhariq, i cituar nga mediat franceze.

Në zëvendësim të kësaj OKB-ja nga të gjitha anët në konflikt presin që ta aprovojnë qasjen deri te dërgesat me ndihmë humanitare për qytetin, ku civilët nga korriku jetojnë nën rrethim.

Drita e gjelbër për dërgim të 20 vëzhguesve në Aleppon lindor në OKB është dhënë një ditë pasi që Këshilli i Sigurisë unanimisht e pranoi rezolutën për këtë temë.

Nga fillimi i evakuimit në Aleppon lindor, të filluar para pesë ditëve, të paktën 25.000 civilë dhe kryengritës e kanë braktisur këtë enklavë kryengritëse, dje kumtoi zëdhënësja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.