OKB-ja do të marr pjesë në takimin për Sirinë në Soçi

E publikuar: 27/01/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombet e Bashkuara thonë se do të marrin pjesë në takimin e paqes të sponsorizuar nga Rusia në vendpushimin e Soçit në Detin e Zi, javën e ardhshme, tani që disa nga shqetësimet e saj janë zbutur. Kombet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedime paqësore si ndërjetësues mes qeverisë siriane dhe delegacioneve të opozitës në Vjenë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka vendosur të çojë të dërguarin e posaçëm për Sirinë, Staffan de Mistura, në takimin e Soçit që hapet të hënën. De Mistura lexoi deklaratën ruse, e cila bindi Sekretarin e Përgjithshëm se Kombet e Bashkuara duhet të marrë pjesë në të ashtuquajturin Kongresin e Paqes të Detit të Zi.

“Kemi marrë parasysh deklaratën e Federatës Ruse se rezultati i kongresit do të sillet në Gjenevë si një kontribut në procesin e bisedimeve brenda Sirisë nën kujdesin e OKB-së”, tha zoti De Mistura.

Sekretari i Përgjithshëm tha se ka besim se kongresi në Soçi do të luaj rol të rëndësishëm në procesin e rigjallërimit të bisedimeve mes grupeve siriane me ndërmjetësinë e OKB-së në Gjenevë.

Kritikët e kongresit të Soçit, që mbështeten nga Turqia dhe Irani, akuzojnë Rusinë se po përpiqet të rrëmbejë procesin e paqes në Siri nga Kombet e Bashkuara dhe kërkon të dale me një rezultat në favor të qeverisë së Bashar al-Assadit. Grupi opozitar sirian bie dakort me këtë vlerësim dhe thotë se do ta bojkotojë takimin e Soçit.