OKB e shqetësuar për një konflikt të ri Izael – Liban

E publikuar: 19/03/2015 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është paralajmëruar se dhuna u shtuar kohëve të fundit përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin dhe prania e armëve të paautorizuara në një zonë të mbikëqyrur nga OKB-ja, në pjesën jugore të Libanit, rrezikon një konflikti të ri.

Në janar, dy ushtarë izraelitë dhe një paqeruajtës i OKB-së nga Spanja u vranë në pas përshkallëzimit të dhunës, në kufirin e diskutueshëm që nga lufta e 2006-s midis militantëve libanez të Hezbollahut dhe Izraelit.

Këshilli u kërkoi të gjitha palëve që të ushtrojnë “qetësi maksimale dhe përmbajtje nga çdo veprim ose retorikë që mund të rrezikojë destabilizimin e rajonit”.

Këshilli i Sigurimit gjithashtu shprehu shqetësimin në shkeljet e tjera kufitare, duke përfshirë praninë e grupeve terroriste në territorin libanez./rel/