Ofroi spektakël me kalë të bardhë, mbyllet lokali i natës në Miami (Video)

E publikuar: 12/03/2018 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donte të tërhiqte sa më shumë klientelën pronarja e Mokai Lounge dhe kështu ka menduar mirë të organizojë një spektakël në lokalin e saj në Miami Beach, me një kalë.

Po ajo nuk e ka menduar efektin negativ të turmës ndaj kafshës së gjorë, e cila u rrethua dhe u fut në siklet.

Rezultati? Video e interpretimi të munguar, është publikuar në rrjetet sociale dhe lokalit të natës i është hequr leja e tregtimit.

“Kemi parë një video jashtëzakonisht shqetësuese, – ka dhënë bashkiaku Dan Gelber në një konferencë shtypi të premten, – për atë që është përshkruar vetëm si një budallallëk i çmendur”.

Videoja tregon një grua të veshur vetëm me të brendshme që ecën me një kalë të bardhë, dukshëm i bezdisur.

Ky i fundit drejtohet nga turma për pak sekonda. Pastaj videoja përfundon, përcjell gsh.

Një gjest, siç komenton akoma qytetari i parë i Majemit, “i rrezikshëm për këtë kafshë, i rrezikshëm edhe për publikun, jo njerëzor”.