Office Remote aplikacioni që kontrollon Poerpoint nga Android

E publikuar: 13/04/2015 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni më i ri i Microsoft na jep mundësinë që të kontrollojmë prezantimet në Powerpoint që kemi në kompjuter përmes Bluetooth-it.
Për të përdorur këtë aplikacion, ju duhet të lidhni nëpërmjet Bluetooth-it telefonin dhe laptopin apo kompjuterin që operojnë me Office 2013 ose Office 2016 paraprak.

Office Remote, është aplikacioni i ri që na ndihmon për të parë slajdet, të fokusoni imazhin që ju doni apo të theksoni disa fjalë kyçe rreth tij, të shikoni dhe dëgjoni videot dhe audiot në prezantim, të kontrolloni fshehtas shënimet me zë tek pajisja juaj dhe të shikoni edhe kohën e prezantimit.

Aplikacioni më i ri i Microsoft-it ju lejon të kontrolloni prezantimet e Powerpoint-it në pajisjet Android.