Oferta të vobekta ekonomike gjatë kësaj fushate zgjedhore!

E publikuar: 20/10/2017 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirëpo kjo fushatë e zgjedhjeve lokale e cila po shkon drejt fundit te saj, më shtyri ta vendosë në shënjestër arratisjen të cilën e bënë partitë politike nga problemet ekonomike më te cilat ballafaqohen qytetarët nëpër komuna, gjatë gjithë kësaj fushate. Duket sikur egziston një amnisti e përgjithshme ne këtë drejtim!

Edhe në rastet më të mira prezatimi i ofertës ekonomike nuk ngjau asnjeher në dicka serioze, duke të krijuar përshtypjen se këto parti politike nuk kanë as edhe një aspiratë të vetme për të frymëzuar ekonominë e qyteteve e cila tash e sa vite po numëron në vend. Kjo nisi që nga vonesa e paraqitjes së platformave e deri te sllajdet pa permbajtje, të cilat fatkeqësisht dergjen nga mugesa e thellë e dijes dhe kreativitetit.

Duke mos përfillur asetin kryesor – perqindjen e rinisë se gatshme për te shërbyer ne tregun e punes platforma ekonomike sugjeroi gjithcka, por asgje konkrete per zbutjen e papunsise se te rinjeve qe sillet rreth 52.4%, e qe vazhdon të mbesë më e larta në Europë.

Zbutja e kësaj shifre duhet të përshpejtohet në mënyrë që të ketë rëndësi për jeten e gjenerates aktuale, e që ne terma ekonomike përkthehet në fokusim primar ne sektorin e bizneseve të vogla e të mesme prej nga edhe punësimi është më i shpejtë e më fleksibil.

Jemi dëshmitarë të një epoke ku të rinjët e të rejat në Kosovë vazhdimisht na befasojnë me arritjet në sferën e teknologjise, duke filluar nga dizajnimi i ëeb faqeve e aplikacioneve të thjeshta deri tek shembulli më i frekset i suksesit në këtë lëmi: ndërtimi i motorrit më te ri kerkimor në gjuhën shqipe “Gjirafa”. Kjo e fundit arriti të tërheqë $ 2.500.000 fonde prej “Venture Capital”* duke e berë Kosovën një prej vendeve të para përfituese në Ballkan, kur kihet parasysh fakti që financimi i tillë është nga më selektivët.

Pra përkrahja e industrisë teknologjike duhet të rradhitet në top prioritetet ekonomike të partive tona nëpër secilin komunë, sidomos për faktin që te tilla biznese përvec që ndikojnë në rritje të ndjeshme eknomike, karakterizohen gjithashtu për krijimin e një fryme e kulture inovative nje rast i mirë për të tekjkaluar pjesërisht asistencën financiare nga bankat si institucion tradicional, i cili në vendin tonë vazhdon ende të dekurajoje sipermarrësit, me normat më të larta të interesit në rajon. Një rrugetim i tille do t’a bënte Kosovën shembull në krahasim me vendet fqinje qoftë për digjitalizimin e ekonomisë kah është drejtuar gjithe bota, qoftë për zbutjen e ndjeshme të papunsisë kronike nga cka edhe po lëngojme me vite.

Megjithatë sugjerimi për prioritizimin e industrise teknologjike nuk do të duhej të përjashtonte nga plani industritë e tjera të cilat në periudhe më afatgjate do të kontribuonin në përmirësimin e peisazhit ekonomik nëpër entitetet komunale të Kosovës. Me theks të veçant po e përmend industrinë e bujqësisë si potencial i dyte për t’u fokusuar. Por ama një gjë duhet të jetë e kjartë, popullarizimi i ketyre sektorëve do të kerkojë më shumë kohë dhe investim material (teknologji te avancuar) për të arritur një nivel të kënaqshëm konkurrueshmërie në rajon.

Është pra pergjegjësi e institucioneve lokale e qëndrore të balancojne strategjikisht promovimin e ketyre sektorëve ekonomik!

Dihet që qeveritë lokale dhe bizneset në pergjithesi (pavarësisht në ç’sektor operojnë) janë në dy frekuenca krejtësisht të ndryshme e bile edhe kur e para përpiqet të jetë e dobishme, rrallëher tregon sukses, prandaj mjetet e intervenimit ne treg nga ana institucioneve do të duhej bazuar në komunikim direkt me vet bizneset e insitucionet hulumtuese. Kjo do t’i kontribuonte ndertimit të një ekosistemi bashkëpuneues e që sot, më shumë se asnjëher u nevojitet bizneseve të vogla, të mesme e mbi te gjitha të papuneve aktual ne Kosove.

Intensifikimi i përdorimit të granteve, kredive, trajnimeve, vënies në dispozicion të pajisjeve, pushimeve tatimore për grupe të caktuara biznesesh, partneriteteve publike/private, favorizimit të pakicave, e mbi të gjitha lehtesimeve burokratike për operimin e biznesve do të inkurajonte jo vetem ndërmarresit e rinjë por edhe “kolegët” e tyre me interesa të ngjajshme sipërmarese (peer-effects). Te gjitha keto do të viheshin në funksion të zbutjes së papunësisë në vend në terma relativisht të shkurtër kohor.

Gresa Latifi, PhD Candidate dhe ligjeruese ne Politecnico di Milano

*Venture Capital është mënyre financimi i ndërmarrjeve që promovojnw (kryesisht) industrinë e teknologjise dhe të cilat mëtojnë të sjellin inovacion në shoqëri.