Oda e Afarizmit kërkon përkrahje nga Hamza për “Hidroregjionin Jugor”

E publikuar: 04/07/2019 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

TVSH-ja dhe ngarkesa e kundërt janë disa çështje që ujësjellësit të Prizrenit mund t’i shkaktojnë probleme në implementimin e projekteve të KFV-së dhe Qeverisë së Kosovës, u tha ndër të tjera gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) së bashku me

“HIDROREGJIONIN JUGOR” zhvilluan me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Kryeshefi ekzekutiv Besim Baraliu kërkoi përkrahje që Ministri së bashku me ATK-në dhe Hidroregjionin t’i kalojnë këto sfida për një zhvillim sa më të mirë të ujësjellësit dhe rritje edhe me të madhe të cilësisë së shërbimeve për qytetarët e vendit.

Ministri Hamza premtoi se do t’i jap përkrahjen maksimale kësaj kompanie në tejkalimin e këtij problemi, duke punuar dhe vepruar gjithmonë konform ligjit.