Oda Amerikane bënë thirrje për shpenzim më të kujdesshëm të parasë publike

14.06.2018 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Oda Amerikane bënë thirrje për shpenzim më të kujdesshëm të parasë publike

Oda Amerikane nё njё njoftim pёr media shpreh shqetёsim lidhur me tendencat e fundit në rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike dhe shpenzimet e pakontrrolluar tё fondit rezervë të shtetit.

Ndёr tjera, Oda Amerikane beson se kjo sjellje do tё rёndojё arkёn e shtetit dhe do tё rrisё ngarkesёn tatimore mbi sektorin privat.
Po ashtu, një veprim i tillë do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.

Njoftimi i plotë:

Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është përballur me sfida të ndryshme që nga pavarësimi i vendit. Në anën tjetër, Republika e Kosovës ka ruajtur në vazhimësi stabilietin makroekonomik, derisa ka arritur të mbajë borxhin publik brenda niveleve të rekomanduara.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht faktin se ky stabilitet është ruajtur pa rritje të normave tatimore dhe në rrethana të një deficiti të lartë tregtar. Në këtë aspekt, Oda Amerikane beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik.

Sidoqoftë, Oda Amerikane shpreh shqetësimet e saj lidhur me tendencat e fundit në rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike. Kjo gjithashtu përfshin edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit. Oda Amerikane shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit.

Oda Amerikane beson se vazhdimi i sjelljes së tillë do të rëndojë ngarkesën mbi arkën e kufizuar të shtetit dhe rrjedhimisht do të rrisë ngarkesën tatimore mbi sektorin privat. Një veprim i tillë do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.

Në fund, Oda Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor?

A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor?

Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

Thaçi, i vonuar për konsensusin

Thaçi, i vonuar për konsensusin

Fushata e vakët e Erdoganit, përballë opozitës energjike

Fushata e vakët e Erdoganit, përballë opozitës energjike

Vdes Xhafer Ahmeti, diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Vdes Xhafer Ahmeti, diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

Reagime pas tërheqjes së SHBA nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Reagime pas tërheqjes së SHBA nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

Senatorët kritikojnë ashpër strategjinë e administratës për tarifat

Senatorët kritikojnë ashpër strategjinë e administratës për tarifat

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri

Opozita e thërret ministrin Pacolli në interpelancë

Opozita e thërret ministrin Pacolli në interpelancë

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së që vdiq dje

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së që vdiq dje

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike