O’Connell: Zhvillimet e sotme janë shqetësuese, po ju vëzhgojmë nga afër

E publikuar: 30/11/2015 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar në lidhje më zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se dhuna e vazhdueshme nuk mund të zgjidh problemet e Kosovës, kështu O’Connell ka thënë se dy palët duhen të dialogojnë. Ai dialogun e sheh si një ndër mënyrat më dalëse nga kriza politike.

Postimi i O’Connell:

Dhuna e vazhdueshme nuk do të zgjidh problemet e Kosovës. Një Kuvend funksional është vital për demokracinë. Vendi i Opozitës është në Kuvend. Në deklaratën tonë dje ne thamë një numër të gjërave. Së pari thirrëm të dy palët për dialog. E vetmja mënyrë për të dal nga kjo situatë është përmes dialogut. Vendimi i presidentes që të kërkoj ndihmën e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe ka krijuar hapësirë për dialog. Është vitale që të dy palët të përdorin këtë kohë. E dyta ne kemi ripërsëritur besimin tonë se Kosova ka nevojë për sundimin e ligjit. Besoj që secili duhet të respektoj ligjin duke përfshirë këtu politikanët e të gjitha partive. Mirëpo gjithashtu jemi shumë të qartë që duhet të përcillen me procese të rregullta legale. Kështu që shpresoj se autoritet e Kosovës do të sigurojnë që të drejtat e njeriut të respektohen në tërësi. Kur organizata të rëdënsishme si Amnesty International ngrisin shqetësime, ato duhet të hetohen në mënyrë të drejtë. Ne ashtu siç thamë dje, do të vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër.