O’Connell: Taksa nuk duhet të hiqet përshkak te kërcënimeve ndërkombëtare (Video)

E publikuar: 28/02/2019 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell mendon se Kosova do të duhej të hiqte taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Thotë se kuptojnë arsyet e vendosjes së kësaj takse, por se sipas tij më e rëndësishëm është vazhdimi i dialogut.

“Kosova duhet sa më shpejt të caktojë masat konkret që do të marrë të heq taksën ose jo. Duhet të ketë një strategji për të ecur përpara’, tha O’Connell në emisionin Pressing në T7.

Thotë se për Kosovën më e rëndësishme se tarifa është arritja e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kuptojmë pse është marrë vendim për të vendosur taksën ndaj Serbisë. Është në interes të Kosovës për të pasur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të arritur një marrëveshje finale”, shpjegoi ai.

Ambasadori britanik tha se Kosova duhet të shfrytëzojë këtë momentum për të arritur marrëveshjen e tij për shkak se ka edhe vëmendjen e presidentit amerikan.

“Keni interesin e presidentit të SHBA’së, duhet të shfrytëzohet ky momentum”, tha ai.