O’Connell: Kjo ditë t’ju sjellë paqe dhe begati në familjet e juaja

E publikuar: 01/09/2017 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë myslimanëve që festojnë sot në Kosovë dhe në mbarë botën.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë që festojnë sot në Kosovë dhe në mbarë botën, ua uroj festën e Kurban Bajramit. Uroj që kjo ditë t’ju sjellë paqe dhe begati në familjet e juaja”, thuhet në urimin e ambasadorit britanik.