O`Connell kërkon zbardhjen në tërësi të rastit të Ivanoviqit

E publikuar: 16/04/2018 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O`Connell, tre muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në veri të Mitrovicës, ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet në tërësi.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që jo vetëm kjo vrasje, por të gjitha vrasjet e tjera të hetohen tërësisht dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në tre mujorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë janë vendosur grafite në mure.

Postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O’Connell:

Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic.
Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë./RTK/