O’Connell flet për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005

E publikuar: 08/11/2018 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka nisur bashkëbisedimin e tij me qytetarë përmes Facebook-ut.
Në pyetjen e parashtruar nga Telegrafi rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, ambasadori O’Connell ka thënë se qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005.

“Pse po pyetni kur ju e dini qëndrimin e Britanisë. Pozita jonë nuk ka ndryshuar që nga vitit 2005”, është përgjigjur ambasadori britanik.
Kujtojmë se kundër korrigjimit të kufijve përpos Britanisë ka dal edhe Gjermania, të cilët kanë thënë se thirrjet për ndryshimin e kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

Ndryshe, sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi ditë më parë ka thënë se duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

Presidenti i vendit ka prezantuar edhe idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që po kundërshtohet ashpër edhe nga partitë politike në vend. /Telegrafi/