O’Conell kërkon nga Qeveria e ardhshme të japë pensionet për të dhunuarat në luftë

E publikuar: 19/06/2017 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin për pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ai kërkoi që këto pensione të jenë dinjitoze sepse shumat e vogla do të ishin diskriminuese për këto viktima. Ambasadori O’Conell tha se të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur.

Sipas tij, këto viktima nuk duhet të ndihen të larguara nga shoqëria dhe të rritet niveli i llogaridhënies ndaj këtyre viktimave. O’Conell këtë deklaratë e ka thënë gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.