OBSH: Kriza si në Indi mund të ndodhë kudo

29.04.2021 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OBSH: Kriza si në Indi mund të ndodhë kudo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së Coronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi.Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt.

“Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të krijojë një stuhi në çdo vend”, tha Kluge.“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se situata në Indi mund të ndodhë kudo”, shtoi ai.

I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit – ose B.1.617 – është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të virusit.

Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus.

Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar.India raportoi të enjten shifra rekorde të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Autoritetet thanë se kanë regjistruar 379,257 raste të reja në 24 orë dhe 3,645 viktima.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar tashmë 18.3 milionë, ndërsa i viktimave është 204,832.

India është duke kaluar valën më të rëndë të pandemisë, e cila ka shpërthyer pranverën e vitit të kaluar.Spitalet e saj janë të mbingarkuara, ndërsa raportohet për mungesa medikamentesh, përfshirë oksigjenin.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


104 jetë të vdrkur nga koronavirusi këtë javë

104 jetë të vdrkur nga koronavirusi këtë javë

Biznesmenët e suksesshëm në Austri, i bashkohen kandidatit për kryetar të Istogut Bekë Berisha

Biznesmenët e suksesshëm në Austri, i bashkohen kandidatit për kryetar të Istogut Bekë Berisha

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se në Kosovë duhen imunizuar

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se në Kosovë duhen imunizuar

Qeveria e Kosovës: 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza

Qeveria e Kosovës: 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza

Kuvendi nesër do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor

Kuvendi nesër do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor

Ish-kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovices tallet me Agim Bahtirin

Ish-kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovices tallet me Agim Bahtirin

Digjitalizimi i gjykatave, për rritje efikasiteti apo mbulim dështimesh?

Digjitalizimi i gjykatave, për rritje efikasiteti apo mbulim dështimesh?

10 të vdekur e 173 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë

10 të vdekur e 173 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë

Mësimdhënësit në përkrahje të ndryshimit të 17 tetorit!

Mësimdhënësit në përkrahje të ndryshimit të 17 tetorit!

Tërmkolli-presidentes: S’bëhet politikë korridoreve të OKB’së, s’jemi në vitet e 90-ta

Tërmkolli-presidentes: S’bëhet politikë korridoreve të OKB’së, s’jemi në vitet e 90-ta

Vuçiq mbron “Ballkanin e Hapur”: Fitojnë të gjithë vendet, të bashkohet edhe Kosova

Vuçiq mbron “Ballkanin e Hapur”: Fitojnë të gjithë vendet, të bashkohet edhe Kosova

Çfarë tha në Prokurori 41-vjeçari që u arrestua se e kishte kërcënuar Abazoviqin

Çfarë tha në Prokurori 41-vjeçari që u arrestua se e kishte kërcënuar Abazoviqin

Ambasada e SHBA-së për Express: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

Ambasada e SHBA-së për Express: Qeveria është duke i vazhduar bisedimet për t’u lidhur në tubacionin e gazit

Sistemi elektronik s’funksionon, qytetari tallet duke luajtur me letra në objektin e komunës

Sistemi elektronik s’funksionon, qytetari tallet duke luajtur me letra në objektin e komunës

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës