OBSh: Kombet më të varfra do t’i marrin vaksinat në gjysmën e parë të 2021

E publikuar: 18/12/2020 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha sot kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus.

“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta, raporton ATSh.

“Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave,” tha Tedros.

Sipas OBSH, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program.