OBSH jep lajmin e keq për koronavirusin

E publikuar: 18/06/2020 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nuk kemi dalë ende nga errësira, izolimi vetëm na lejoi që të fitonim kohë. Aty ku kemi mundësi, duhet të shtojmë përgatitjet. Kjo do të thotë të shpresojmë për mirë, por të përgatitemi për të keqen. Një valë e dytë mund të vijë në vjeshtë, ndaj prioriteti ynë është përgatitja”.

Është kjo deklarata e bërë në një komunikim me mediat ruse, nga Hans Kluge, drejtor për Europën, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ai deklaroi ditën e sotme se Covid-19, është ende në fazë aktive në shumë shtete dhe është e rëndësishme që të vijojë puna, për ndërtimin e një jete normale pas izolimit.

Por gjithashtu, është shumë e rëndësishme që autoritetet të investojnë në pasjen e një sistemi agresiv monitorimi me testime dhe gjurmueshmëri, në rast se në muajt në vijim do të rikthehet një valë e dytë e virusit”, tha Kluge.

Sipas tij, Covid-19, ka shkaktuar thuajse gjysmë milionë njerëz të vdekur në të gjithë botën, ndërsa numri i infektimeve i ka kaluar 8.4 milionë.

“Rajoni i Europës përfaqëson 31% të rasteve të infektimeve dhe 43% të vdekjeve në nivel global. Rihapja e shkollave dhje aktiviteteve në disa shtete, shkaktoi një shtim rastesh. Për këtë arsye nuk duhet të ulim vigjilencën”, tha Hans Kluge.