Obradoviq: Pse nuk debatohet për Kosovën në parlamentin Serb

E publikuar: 24/05/2018 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar ”Dveri” në Parlamentin serb, Boshko Obradoviq, pyeti se kur do të debatohet çështja e Kosovës dhe që me kë dhe për çfarë bisedon kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe, mbi të gjitha, nga kush është autorizuar?

Që në fillim të seancës, deputeti Obradoivq, parashtroi pyetje se si ndodhi që bartësit e shtetit japin deklarata kontradiktore për Kosovën, sikurse fjala vjen, ata thonë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që duhet nënshkruar një marrëveshje e cila ligjërisht është e detyrueshme me Priushtinën zyrtare, sepse, sipas tyre, ky është kusht për hyrje në BE.

Ai më tej theksoi se kryetari i Serbisë, do të jetë shkaktari i konfliktit brenda shoqërisë, nëse mendon ta zgjedhë çështjene Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Ttuje ai kritikoi pozitën serbe se në KS të OKB-së çdo tre muaj mbahet takimi për Kosovën, ndërsa te ne, në Parlamentin serb, në këtë strukturë të saj që ka dy vjet, ende nuk ka debatuar për Kosovën.