Objekti misterioz kaloi me shpejtësi mbi aeroport, vetëm një çast para aterrimit të aeroplanit (Video)

E publikuar: 21/11/2017 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm një çast para aterrimit të aeroplanit në Aeroportin Hethrow të Anglisë, para tij ka kaluar me shpejtësi një objekt misterioz.

Ende nuk dihet nëse ishte meteor, apo ndonjë pjesë e mbetur në hapësirë nga fluturaket e ndryshme, që është ndezur sapo hyri në atmosferë, transmeton Telegrafi.

Njohësit nuk kanë bërë të ditur, nëse aeroplani me shumë udhëtarë në bord, do të pësonte sikur të goditej nga ky objekt.

Raportohet se aterrimi është kryer me sukses, ndërsa në rrethinë nuk ka ndonjë mbetje të shkaktuar nga ky fenomen. /Telegrafi/