Objektet e fshehura duhet gjetur për 45 sekonda, sfidë edhe për ata që kanë shikim të mprehtë (Foto)

E publikuar: 22/03/2019 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilustrimet që përmbajnë nga një enigmë, janë shpërndarë në internet dhe shikuesve iu kërkohet t’i gjejnë për 45 sekonda.

Por, sfida po konsiderohet e vështirë edhe nga ata që kanë shikim të mprehtë, sepse janë katër imazhe me shumë figura të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në të parën, kërkohet të gjendet fytyra e Mona Lizës, teksa në një tjetër kurse në një tjetër zarin që përmban disa pika më shumë dhe duket sikur po qeshë.

Mes mbretërve, mbretëreshave dhe xhandarëve, ndodhet edhe një xhoker, teksa në imazhin e fundit duhet të gjendet një fytyrë me syze dielli.

Nëse nuk keni mundur t’i gjeni të gjitha brenda kohës së caktuar, mos u dëshpëroni sepse shumica i gjejnë vetëm dy prej tyre. /Telegrafi/