Objekte të çuditshme që pak veta dinë për çfarë përdoren (Foto)

E publikuar: 26/04/2018 07:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fëmijët e sotëm mund të mos e dinë se ç’është një aparat fotografik me filmin që i vendoset brenda e që nuk t’i tregon fotot po nuk i çove në dyqan për t’i larë, por kjo nuk u ndodh vetëm atyre.

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të hasim një objekt që nuk ia dimë përdorimin.

Këtu keni një koleksion sendesh që jo të gjithë njerëzit e dinë çfarë janë:

Përdorej për të kapur miell ose sheqer pluhur, e për ta përhapur mbi brumë apo ëmbëlsirë.

Gratë përdornin mbajtëse të tilla për të ruajtur flokët pasi i prisnin. Më pas i përdornin për të mbushur mbajtëse gjilpërash ose edhe jastëkë.

Kjo pajisje përdorej për të bërë qofte. Mishi futej te pjesët e bardha, te e kuqja vendoseshin harxhat.

Kjo pajisje përdorej për të futur tapa në shishet e verës.

Vishej nga burrat që këmisha t’u rrijë bukur në trup. Rrethi vihet rrotull belit, ndërsa pjesët e tjera i japin formë këmishës në shpatulla.

Thikë që përdoret nga kuzhinierët për ta prerë brumin në formë kruasantësh.

Pajisje që shërben për të prerë tulin e brendshëm të një arre kokosi.

Kjo kapëse përdorej nga zotërinjtë fisnikë të shekullit të 20-të për të varur dorashkat kur nuk i përdornin. Kapësja mbahej në brez.

Kjo orendi kuzhine përdorej nga fëmijët për ta shtyrë ushqimi brenda në lugë ose në pirun.

Shishkë tradicionale spanjolle për të pirë verë pa e prekur gotën me buzë. Ngrihet lart pjesa e poshtme dhe vera shkon drejt e në gojë.

Ky çelës quhej “çelës kopil”, dhe përdorej për të hapur dryna të ndryshëm.

Rrobat që sapo ishin larë rriheshin me këtë pajisje për t’u shtrydhur më mirë.

Pistë vrapimi e lashtë, që përdorej nga pacientët që kishin nevojë të bënin ushtrime.

Këto gërshërë përdoren për të prerë pica. /tch/