Objekt misterioz mbi Oqeanin Atlantik

E publikuar: 11/03/2018 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një pilot i një avioni të Marinës së SHBA është habitur pasi ka qenë dëshmitar i një objekti misterioz fluturues mbi Oqeanin Atlantik.

Ky moment u kap në kamerën e pilotit dhe u postua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Yjeve, një kompani private kërkimore.

“Çfarë dreqin është kjo”, është shprehur gjatë komunikimit me bazën piloti, por pavarësisht disa hipotezave, serish nuk ka një ide të qartë se çfarë mund të ketë qenë objekti që po lëvizte me shpejtësi tepër të madhe mbi ujë.