Obiliq – Sulm ndaj personit zyrtar

E publikuar: 27/07/2020 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, në fshatin Babimofc të Obiliqit, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë e kishte goditë në dorë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor, i cili kishte qenë duke shkuar në punë”, bën të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

Si pasojë e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

PK-ja ka njoftuar që i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.