Obama: Sulmi ndaj një religjioni është sulm ndaj të gjitha religjioneve

E publikuar: 03/02/2016 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti I Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se paragjykimi kundër çdo segmenti të shoqërisë amerikane që përçan strukturën shoqërore “duhet të trajtohet me kohë”.

Komentet e presidentit Obama janë bërë sot, gjatë vizitës së tij të parë në një xhami që nga koha kur është zgjedhur president.

“Të krishterët, myslimanët, herbrenjtë, të gjithë janë fëmijë të Zotit”, ka thënë Obama para besimtarëve myslimanë.

Në kuadër të vizitës në xhaminë e Shoqërisë Islmike në Baltimore, Obama është takuar edhe me udhëheqësit e komunitetit mysliman me ç’rast e ka vlerësuar rolin e myslimanëve në mbrojten e lisrisë fetare.

“Sulmi ndaj një religjioni është sulm ndaj të gjitha religjioneve”, ka thënë presidenti amerikan

Pavarësisht zërave anti-myslimanë, presidenti amerikanë ka thënë se myslimanët janë pjesë e shoqërisë amerikane dhe si të tillë Obama ka thënë se ata janë çdo kund.

“Kemi mësues myslimanë që i mësojnë fëmijët tanë, kemi doktor që ua besojmë jetët tona, kemi policë që përkujdesën për sigurinë tonë”, ka thënë presidenti amerikan.

Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar vizitën e tij se është realizuar në kohën e rritjes së retorikës anti-islame.