Obama: Hillary Clinton do të ishte “presidente e shkëlqyeshme”

E publikuar: 12/04/2015 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hillary Clinton do të ishte një “presidente e shkëlqyeshme”, tha presidenti amerikan, Barack Obama, për ish-sekretaren amerikane të shtetit, në mandatin e tij të parë.

Mëtutje, në konferencën për shtyp në Qytetin e Panamasë në samitin amerikan, mbrëmë vonë, zoti Obama tha se “ajo ishte kandidate e vështirë në vitin 2008, ajo ishte mbështetëse e madhe për mua në zgjedhjet e përgjithshme, ajo ishte një sekretare e jashtëzakonshme e shtetit, ajo është mike imja, dhe mendoj se do të jetë një presidente e shkëlqyeshme”.

Këto komente u bënë pak kohë para paralajmërimeve se Hillary Clinton, gjatë ditës së sotme do ta shpallë kandidaturën e saj në garën për nominim presidencial të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e vitit 2016./rel/