Obama bisedoi në telefon me Mbretin e Arabisë Saudite për aksionin në Jemen

E publikuar: 28/03/2015 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy liderët kanë konfirmuar edhe njëherë miqësinë e fortë mes SHBA dhe Arabisë Saudite.

Presidenti amerikan Barak Obama, zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Suud në lidhje me zhvillimet në Jemen raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, theksohet se Obama, në bisedën me Mbretin Selman dy liderët kanë konfirmuar edhe njëherë miqësinë e fortë mes SHBA dhe Arabisë Saudite.

Obama ka theksuar mbështetjen e SHBA-së ndaj operacionit të nisur nga vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Arab dhe vendeve të tjera nën udhëheqjen e Arabisë Saudite me kërkesë të Presidentit Jemenas Abdurabbu Mansur Hadi, Obama gjithashtu ka theksuar edhe angazhimin e Washingtonit për sigurinë e Arabisë Saudite.

Dy liderët kanë theksuar se për sigurimin e paqes së qëndrueshme në Jemen kanë qëllimet e përbashkëta, ata kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen se kjo kalon përmes zgjidhjes politike siç është përcaktuar në negociatat e të gjitha parative nën nismën e KIK dhe nga OKB.

Pas shpalljes së qytetit Aden në Jemen si “qendër e përkohshme” dhe pas njoftimit nga Presidenti Abdurabbu Mansur Hadi njoftimit se disa vende do të vazhdojnë aty përfaqësitë diplomatike, Husi’të kanluan në veprim duke përparuar drejt qytetit Aden i cili u bë si një “qendër kundër rezistencës” dhe morën nën kontroll disa pika strategjike në qytet. Zyrtarët e lartë të administratës së Hadi’t pasi bënë një thirrje ndaj Lidhjes Arabe dhe Komunitetit ndërkombëtar për ndërhyrje ushtarake të menjëhershme koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite ndërmorën operacione ndaj Husi’ve në Jemen.

Në operacionin në fjalë krahas vendeve të Gjirit si Arabia Saudite, Bahreini, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrin pjesë edhe Maroku, Sudani, Jordania dhe Egjipti