Obama bisedoi me Netanyahun për marrëveshjen atomike me Iranin

E publikuar: 03/04/2015 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar me telefon me kryeministrin e Izrelit, Benjamin Netanyahu, për pajtushmërinë e arritur në Lozanë të Zvicrës, për kufizimin e programin atomik iranian.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Badhë, Obama i tha Netanyahut se marrëveshja paraqet progres të rëndësishëm kah zgjidhja e qëndrueshme, e cila i ndalë të gjitha rrugët e Iranit kah armatimi atomik.

Obama, po ashtu, ka theksuar se progresi në aspektin atomik nuk i ndalë shqetësimet për “sponzorizimin e terrorizmit nga ana e Iranit dhe kërcënimet ndaj Izraelit”.

Zoti Netanyahu tha se ai beson se marrëveshja, e cila duhet të finalizohet gjatë muajve të ardhshëm, do të lejoj që një pjesë e madhe e infrastrukturës bërthamore të Iranit të mbetet e paprekur.

Më herët, në rrjetin Twitter, Netanyahu ka shkruar se marrëveshja e arritur me Iranin, duhet “në mënyrë kuptimplote t’i kthejë prapa kapacitetet atomike iraniane”.

Ministri i çëshjeve strategjike i Izraelit, Yuval Steinitz, tha se Izraeli do të vazhdoj të loboj për parandalimin e asaj që ai e cillësoi si marëveshje të keqe finale.