Obama: Biden ka përpara sfida të jashtëzakonshme

E publikuar: 07/11/2020 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot fitoren historike të Joe Biden, i cili ka qenë zëvendëspresidenti i tij, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi mundësinë që Joe ka atë që duhet për të qenë president dhe të sillet tashmë si i tillë. Sepse, kur ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të përballet me një sërë sfidash të jashtzakonshme që asnjë president nuk është përballur kurrë më parë, një pandemi që po godet gjithë botën, një ekonomi dhe një sistem gjyqësor të pabarabartë, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik”, theksoi ish-presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së në një komunikatë.