OAK kërkon reagim më të shpejtë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

10.09.2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK kërkon reagim më të shpejtë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) Sakip Imeri dhe bashkëpunëtorët Bashkim Millaku dhe Etrit Tetova.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi përgëzoi Imerin për pozitën e re, duke shtuar që bashkëpunimi i odës me AKK-në deri më tani nuk ka munguar, pasiqë tash e dy vite kanë një Memorandum Bashkëpunimi dhe vazhdimisht adresojnë kërkesa për çështje që po i pengon bizneset dhe janë në kuadër të këtij institucioni.

Krasniqi theksoi që oda ka një vit që ka adresuar tek AKK-ja kërkesën e sektorit të operatorëve kabllorë lidhur me konkurrencën jolojale dhe daljen në treg të ofertave me çmime nën kosto, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Nënkryetari i Bordit të OAK-së Arsim Selmonmusaj kërkoi që të mos lejohet vendosja e çmimeve nën kosto të prodhimit, pasiqë kështu po vështirësohet zhvillimi i bizneseve dhe po krijohet klimë e pafavorshme për të bërit biznes në vend.

Pronari i biznesit “Furra Saranda” Artan Qenaj informoi më detajisht për problemet me të cilat ky sektor po përballet për shkak të konkurrencës jolojale.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Sakip Imeri falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën, duke shtuar që puna ekipore është një veti dalluese e AKK-së dhe që e bënë të funksionoj më mirë. Tutje ai shtoi që në një afat sa më të shkurtë kohorë do të dalin me përgjigje zyrtare ndaj kërkesave të adresuara nga OAK.

Drejtori i Departamentit të Mbikqyrjes së Tregut Bashkim Millaku theksoi që AKK-ja mund të dërgoj vetëm opinione për çështje të ndryshme tek institucionet vendore, pasiqë nuk ka autoritet ekzekutiv, përjashtim nga kjo bëjnë hulumtimet.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari i Bordit Arsim Selmonmusaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, zyrtarja Mirjeta Shala dhe pronari i bzinesit anëtarë “Furra Saranda” Artan Qenaj./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OAK kërkon reagim më të shpejtë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

OAK kërkon reagim më të shpejtë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Zgjedhjet e 6 tetorit: Në garë 20 parti, 4 koalicione dhe 1070 kandidatë për deputetë

Zgjedhjet e 6 tetorit: Në garë 20 parti, 4 koalicione dhe 1070 kandidatë për deputetë

KQZ certifikon të gjitha subjektet garuese në zgjedhjet e 6 tetorit

KQZ certifikon të gjitha subjektet garuese në zgjedhjet e 6 tetorit

Plagosja e një personi me armë në Prishtinë – policia jep detaje

Plagosja e një personi me armë në Prishtinë – policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

SBASHK kërkon nga MASHT-i të merr masa për mbylljen e gjashtë shkollave në Kamenicë

SBASHK kërkon nga MASHT-i të merr masa për mbylljen e gjashtë shkollave në Kamenicë

Grupi i mjekëve amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

Grupi i mjekëve amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

KQZ certifikon PDK-në, LDK-në dhe koalicionin PSD-AAK

KQZ certifikon PDK-në, LDK-në dhe koalicionin PSD-AAK

Haradinaj takohet me ambasadorin norvegjez, e njofton  për proceset politike në vend

Haradinaj takohet me ambasadorin norvegjez, e njofton për proceset politike në vend

“Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, pas zgjedhjeve Kosova të ketë Qeveri me kredibilitet”

“Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, pas zgjedhjeve Kosova të ketë Qeveri me kredibilitet”

Prokuroria ngriti 46 aktakuza për 24 orë

Prokuroria ngriti 46 aktakuza për 24 orë

Pak gjasa për Kosovën që të anëtarësohet në INTERPOL

Pak gjasa për Kosovën që të anëtarësohet në INTERPOL

333.000 euro, fatura e “armatës politike” të ministrit që e quajti të trilluar masakrën e Reçakut

333.000 euro, fatura e “armatës politike” të ministrit që e quajti të trilluar masakrën e Reçakut

Thaçi nga Japonia: Kosova në vitin 2025 do të marrë pjesë në panairin më të madh ekonomik

Thaçi nga Japonia: Kosova në vitin 2025 do të marrë pjesë në panairin më të madh ekonomik

Palmer kërkon marrëveshje Kosovë-Serbi: Të drejtë, të qëndrueshme dhe me njohje të ndërsjelltë

Palmer kërkon marrëveshje Kosovë-Serbi: Të drejtë, të qëndrueshme dhe me njohje të ndërsjelltë

Nga tetë këshilltarë komunalë në vetëm tre – “Në Medvegjë po kryhet spastrim etnik modern”

Nga tetë këshilltarë komunalë në vetëm tre – “Në Medvegjë po kryhet spastrim etnik modern”