OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

22.06.2020 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndëisa e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyqe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizmin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 % të tyre ( nga 600.000 femra në moshë pune vetëm rreth 80.000 janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune).

Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkarisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethahat në të cilat operojmë.

Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut, u tha në këtë takim.

Ministri Reçica shpalosi prioritetet e këtij digasteri gjatë këtij mandati, duke veçuar edhe reformat që kanë paraparë si Ministri, duke u shprehur i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me odat, e partnerë të tjerë me qëllim që nëpërmjet kontributit të përbashkët të kemi ligje e rregullore të aplikueshme dhe në përputhje me rrethanat e vendit tonë. Ministri Reçica, theksoi, se eksperienca profesionale e OAK-së është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët.

Në këtë takim OAK u pëfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar i bordit dhe Qëndresa Ibrahimi – koordinatore në OAK./InfoSot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rritje në mënyrë dramatike e shkallës së transmetimit të COVID-19 në Gjermani

Rritje në mënyrë dramatike e shkallës së transmetimit të COVID-19 në Gjermani

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij

OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

Deputeti i AAK-së – Kurtit: U pa patriotizmi yt z.Kurti

Deputeti i AAK-së – Kurtit: U pa patriotizmi yt z.Kurti

Vuçiq e Lajçak takohen sot në Beograd

Vuçiq e Lajçak takohen sot në Beograd

Dalin rezultatet për stafin e Prokurorisë së Pejës që u testuan për Coronavirus

Dalin rezultatet për stafin e Prokurorisë së Pejës që u testuan për Coronavirus

Bolton: Trumpi paraqet rrezik për republikën, nuk do ta votoj në nëntor

Bolton: Trumpi paraqet rrezik për republikën, nuk do ta votoj në nëntor

Shefi i kabinetit të presidentit Thaçi tregon temat për të cilat Kosova do të diskutojë në Shtëpinë e Bardhë

Shefi i kabinetit të presidentit Thaçi tregon temat për të cilat Kosova do të diskutojë në Shtëpinë e Bardhë

U zhduk pak ditë më parë nga Kosova, u gjet e përdhunuar në Kukës, detaje nga rasti i 20 vjeçares me nevoja të veçanta

U zhduk pak ditë më parë nga Kosova, u gjet e përdhunuar në Kukës, detaje nga rasti i 20 vjeçares me nevoja të veçanta

Detaje nga rasti tragjik i kosovarit që e vrau nusen e djalit

Detaje nga rasti tragjik i kosovarit që e vrau nusen e djalit

Dëmtimi i gypit në Hajvali i lë pa ujë 6 lagje të Prishtinës

Dëmtimi i gypit në Hajvali i lë pa ujë 6 lagje të Prishtinës

Media botërore: Fitorja e Vuçiçit, vijon presioni për njohjen e Kosovës

Media botërore: Fitorja e Vuçiçit, vijon presioni për njohjen e Kosovës

Numërohen mbi 91 për qind e votave në Serbi, prin Vuçiqi

Numërohen mbi 91 për qind e votave në Serbi, prin Vuçiqi

Raka flet pas numrit të lartë të rasteve me coronavirus, ka një porosi për politikanët

Raka flet pas numrit të lartë të rasteve me coronavirus, ka një porosi për politikanët

Krasniqi: Me këtë fuqi politike të Vuçiqit, Kosova do ta ketë të vështirë dialogun

Krasniqi: Me këtë fuqi politike të Vuçiqit, Kosova do ta ketë të vështirë dialogun

Mbeten pa ujë të pijes disa zona të Prishtinës dhe Graçanica

Mbeten pa ujë të pijes disa zona të Prishtinës dhe Graçanica