OAK kërkon nga Kryeministri Hoti aktivizimin e KKZHE – së

01.08.2020 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK kërkon nga Kryeministri Hoti aktivizimin e KKZHE – së

Oda e Afarizmit të Kosovës i’u drejtua me kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, përmes së cilës kërkoi të ndërmerren hapat e nevojshëm për të aktivizuar Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE).

Në bazë të Rregullores Nr.01/2015 për Punën e Këshillit Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, Neni 3 përmes së cilit rregullohet fushë veprimtaria e Këshillit theksohet që:

“Organizon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Republikën e Kosovës.”

Njëkohësisht, sipas po kësaj Rregullore Paragrafi 1 i Nenit 6, përmes së cilës rregullohet organizimi i takimeve të Këshillit, thuhet që:

“Këshilli takohet së paku njëherë në tre muaj, por mund të takohet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryeministri, Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë apo me kërkesën e së paku tre (3) anëtarëve të Këshillit.”

Sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, KKZHE ani pse është i obliguar me rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë, në vitin 2019 është mbledhur dy herë ndërsa në vitin 2020 gjatë muajit prill është realizuar një mbledhje e vetme (duke mos përfshirë takimet e grupeve punuese).

Ndërsa, që nga periudha e krijimit të Qeverisë së re, KKZHE deri më tani nuk ka realizuar asnjë mbledhje edhe pse gjatë kësaj periudhe nga Qeveria janë marrë vendime të rëndësishme nga të cilat preken bizneset.

OAK theksoi që në bazë të Vendimit Nr. 05/24 të datës 17.04.2015 KKZHE ndër të tjera inicion akte ligjore dhe nënligjore, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e ambientit për biznes, analizon legjislacionin ekzistues dhe nevojat për përmirësime, miraton plane operative për përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime dhe përkrah fuqizimin e komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Nisur nga kjo OAK konsideron që mbledhja sa më e shpejtë e Këshillit është e domosdoshme dhe njëkohësisht si pjesëmarrës të përfshihet edhe Ministri i Shëndetësisë, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi si rezultat i pandemisë, ka bërë të ditur OAK në një njoftim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OAK kërkon nga Kryeministri Hoti aktivizimin e KKZHE – së

OAK kërkon nga Kryeministri Hoti aktivizimin e KKZHE – së

Meksika shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 600 viktima

Meksika shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 600 viktima

Rukiqi thotë se deri në 50 mijë qytetarë mund të humbin vendin e punës shkaku i pandemisë

Rukiqi thotë se deri në 50 mijë qytetarë mund të humbin vendin e punës shkaku i pandemisë

Vdes nëna e kryeministrit Edi Rama

Vdes nëna e kryeministrit Edi Rama

Sekretari i BIK’ut: Brenda një dite janë mbledhur 25 milionë euro për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Sekretari i BIK’ut: Brenda një dite janë mbledhur 25 milionë euro për ndërtimin e Xhamisë së Madhe

Pagat prej 170 euro mund të ekzekutohen javën e ardhshme

Pagat prej 170 euro mund të ekzekutohen javën e ardhshme

Shqetësuese: Gjermania shënon rreth 1,000 raste të Covid-19 për 24 orë

Shqetësuese: Gjermania shënon rreth 1,000 raste të Covid-19 për 24 orë

Italia nis testimin e vaksinës për Covid te njeriu

Italia nis testimin e vaksinës për Covid te njeriu

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Hyseni sot udhëton për takime në SHBA

Infektologu Tolaj: 20% e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Infektologu Tolaj: 20% e popullatës së Kosovës, e infektuar nga koronavirusi

Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

Gastronomët, 600 shujta falas në ditë për mjekët që luftojnë koronavirusin

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit Isaias

Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit Isaias

Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Deputeti i PDK-së kërkon veprim urgjent: Situata me COVID-19 buzë kolapsit

Deputeti i PDK-së kërkon veprim urgjent: Situata me COVID-19 buzë kolapsit

31 vdekje për dy ditë, Kusari-Lila: Po ballafaqohemi me një realitet të paparë

31 vdekje për dy ditë, Kusari-Lila: Po ballafaqohemi me një realitet të paparë