OAK: Kalimi i aplikimeve që janë në pritje për statusin e Investitorit Strategjik të trajtohet me prioritet

29.07.2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK: Kalimi i aplikimeve që janë në pritje për statusin e Investitorit Strategjik të trajtohet me prioritet

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një shkrese të cilën i përcjelli Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi shprehu shqetësimin për pritjet pa afat dhe me vite që janë duke iu bërë investitorëve në Kosovë.

Oda e Afarizmit të Kosovës përgëzoi Ministrin për krijimin e Komisionit Ndër – Ministror për Investime Strategjike dhe njëkohësisht bëri thirrje që në periudhë sa më të shkurtë kohore të bëhet analizimi i aplikimeve të cilat janë në proces dhe të kalojnë bizneset të cilat i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.

OAK konsideron që tërheqja e investimeve dhe kalimi i aplikimeve që janë në pritje është e domosdoshme e sidomos në këtë periudhë pandemie, gjë që do të kishte ndikim pozitiv.

Për më tepër Oda e Afarizmit të Kosovës ka analizuar vendet e rajonit dhe oferat që kanë përgatitur për bizneset e interesuara që të investojnë, duke na bërë neve vendin e vetëm pa ofertë konkrete për investitorët potencial, duke na vendosur në pozitë jo garuese në krahasim me to. Përveç që Kosova ende nuk ka stimuj financiar për bizneset, po ashtu ambienti cilësohet të jetë më pak i përshtatshëm krahasuar me të gjitha vendet e rajonit.

Me këtë ligj është synuar që të krijohen lehtësira për bizneset të cilat marrin statusin e investitorit strategjik duke krijuar kështu edhe lehtësira në procedurat burokratike dhe përshpejtim të atyre administrative për investitorët potencialë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bie numri i rasteve aktive me Covid-19, rritet numri i të shëruarve

Bie numri i rasteve aktive me Covid-19, rritet numri i të shëruarve

Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit