OAK i bënë thirrjen e fundit Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

19.03.2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK i bënë thirrjen e fundit Qeverisë për shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative

Shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative të cilat janë në konflikt me ligjin për Miniera dhe Minerale dhe efektet e Taksës 100%, ishin arsyet e konferncës së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset.

Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, tha se duke marrë parasysh zhvillimin e vendit, ka dy segmente kryesore, prodhimtarinë vendore dhe minierat, kështuqë tek minierat kemi ngecje të madhe, punët nuk janë duke shkuar si duhet, prandaj Oda e Afarizmit të Kosovës i ka nxjerrë rekomandimet e veta për sektorin e minierave dhe mineraleve.

Zogaj konsideroi si më të theksuarat Udhëzimet Administrative, për të cilat tha se OAK për kohë të gjatë ka lobuar që Qeveria e Kosovës t’i heq këto udhëzime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe këto janë:

·         Udhëzimin Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;

·         Udhëzimin Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8  obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera  ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;

·         Udhëzimi Administrativ  MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm;

·         Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm  të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR  i datës 20/07/2010;

Me këto pengesa bënë të pamundur të zhillohet biznesi në Kosovë, duke marrë parasysh që 5 ha të paguhen 2000 euro në vit që i bie një kompani të paguaj 10 mijë euro ndërsa shfrytëzimin e ka 1 ha, ndërsa 0.20€ cent për metër katror paguan tek KPM-ja, tha Zogaj.  

Ai deklaroi se për këto i kanë bërë kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, ku edhe kemi pasur takime me ta dhe kanë premtuar se këto udhëzime do të hiqen. Përndryshe sipas tij nese nuk hiqen këto Udhqëzimet Administrative, bizneset janë të revoltuara dhe së bashku me OAK-në do të marrin hapa të mëtutjeshëm sepse është e padurueshme të paguhen taksat e dyfishta.

Zogaj tha se i bëjmë apel Ministres së Bujqësisë edhe njëherë që të heq udhëzimet administaive dhe të liroj rrugën e të filloj sektori minerar të zhvillohet.

Ndërsa Burim Piraj nga biznesi Meka, tha për taksën se e kemi të qartë që është vendim politik por që ka pasur ndikim të drejtëpërdrejt edhe në aspektin ekonomik në vendin tonë. Ndikimi ka qenë në dy drejtime, e para ka qenë nga mungesa e produkteve vendore dhe zëvendësimi i produkteve të këtyre prodhimeve dhe ka qenë rritja e patriotizmit ekonomik në popullatë.

Dua të përmend edhe udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve krahas produkteve për të treguar origjinën e tyre që ka ndikuar shumë tek konsumatorët sidomos edhe tek moshat shtyra t’i kuptojnë se cilat produkte janë vendore dhe çka të blejnë.

Në fund Zogaj tha se zvillimi ekonomik ka arritur në 35% andaj OAK është përkrahës i taksës. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK