OAK adresoi tek Policia e Kosovës problemet e mëdha që po hasin bizneset me transaktionet bankare

13.03.2019 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OAK adresoi tek Policia e Kosovës problemet e mëdha që po hasin bizneset me transaktionet bankare

Problemet e bizneseve që kanë të bëjnë me vjedhjet, grabitjet, vjedhjet kibernetike gjatë transferave ndërkombëtare çoftë me pagesën e faturave dhe mos liferimin e mallit apo ndërrimi i kontove nga hakerët, ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Drejtorin e Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës Riza Shillova.

Gjatë këtij takimi, kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi theksoi se janë evidentuar shumë probleme që po i hasin bizneset gjatë operimit të tyre dhe vjedhjet e kohëve të fundit janë bërë një shqetësim i madh që po demtojnë rendë bizneset. Me këtë rast bizneset kërkojnë nga policia e Kosvës që të rritin gatishmërinë dhe efikasitetin, me qëllim që të parandalohen dhe minimizohen rastet e tilla.

Gjithashtu Krasniqi shtoi se është shumë i rëndësishëm krijimi i departamentit për mbrojtjen e bizneseve që e kanë edhe shtetet e tjera, pasi që çdo rrezikim i biznesit është rrezikim i të ardhmes, ku më këtë rast jo vetëm që shkatërrohet biznesi por edhe shteti krijon humbje. Sa i përket aspektit kibernetik gjatë transfereve ndërkombëtare, Krasniqi tha se po ndodhin dy forma të mashtrimeve me të cilat po përballen bizneset: e para ka të bëjë me pagesën e faturave nga ana e biznesit dhe pastaj mos liferimin e mallit nga kompania përkatëse ku biznesi nuk po gëzon përkrahje nga shteti, dhe çështja tjetër është ndërrimi i kontove nga ana e hakerëve, ku bizneset nuk kanë një sistem të mirë të mbrojtjes dhe sigurisë, duke u bërë kështu pre e këtyre mashtrimeve.

Sekretari i bordit Diamant Elshani theksoi se krimet kibernetike janë një dukuri shumë e theksuar tek bizneset dhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar ato mund të zgjidhen. Elshani theksoi se OAK ka dosjet e bizneseve të cilat kanë adresuar shqetësimet e tyre sa i përket mashtirmeve që i janë bërë bizneseve në raport me transaksionet ndërkombëtare, andaj bashkëpunimi drejt hetimit të këtyre rasteve dhe zgjidhjes së tyre është esencial.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj u shpreh i shqetësuar për grabitjet e kohëve të fundit, të cilat po ndikojnë negativisht jo vetëm tek bizneset por edhe tek publiku. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë kontrolla më të mëdha nga ana e Policisë, e sidomos tek makinat e ndërmarrjeve pasiqë aksidentet e kohëve të fundit e sidomos rasti që ndodhi në Gjilan janë shumë shqetësuese. Gjithashtu Zogaj theksoi çështjen e autoshkollave të cilat duhet të kenë poligonin e tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë komunikacionin.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës Riza Shillova, falënderoi OAK-në për takimin dhe ngritjen e këtyre çështjeve duke theksuar që këto janë edhe probleme dhe shqetësime të Policisë. Shillova theksoi se janë të hapur për bashkëpunim, pasiqë shqetësimet e bizneseve janë edhe shqetësime tona. Ai shtoi se rritja e partneritetit Publiko-Privat është pikësynim i Policisë, andaj sa më shumë që të kemi bashkëpunim aq më efikas do të jemi edhe në punën e tonë.

Në fund të këtij takimi të dy palët u dakorduan për organizimin e një workshopi të përbashkët me qëllim që bizneset të informohen më detajisht për mundësinë e mbrojtjes dhe bashkarisht të punojnë drejt eleminimit të këtyre problemeve.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

Ndërsa nga Departamenti i Hetimeve në Policinë e Kosovës të pranishëm ishin: Drejtori Riza Shillova, Fehmi Hoti dhe Fadil Avdyli./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli

Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas të kërkuar nga Interpoli

Veseli në Kongresin Amerikan bën thirrje për njohje nga vendet që s’e kanë njohur Kosovën

Veseli në Kongresin Amerikan bën thirrje për njohje nga vendet që s’e kanë njohur Kosovën

Ish-kryeprokurorja speciale dyshohet për përfshirje në ryshfet

Ish-kryeprokurorja speciale dyshohet për përfshirje në ryshfet

Limaj: Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun me Serbinë

Limaj: Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun me Serbinë

Tahiri: Së shpejti nis rekrutimi për përmbarues privat

Tahiri: Së shpejti nis rekrutimi për përmbarues privat

Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Prokuroria hesht lidhur me përgjimet ndaj BDI-së

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Shtetet që janë kundër liberalizimit për kosovarët

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Pacolli: Do të doja të them që vizat hiqen nesër, por s’mund të them

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Serbia pret që Macron ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Haradinaj: Gjermania, përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Byroja Kosovare e Sigurimit “pakt” 200 mijë eurosh me vëllanë e presidentit për t’ia shuar pozitën

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Punësime pa konkurs dhe avancime të dyshimta në Telekom

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Osmani thotë se presin që deputetë të Nismës të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës