‘O budall’, video ku Rita Ora tallet në shqip me miqtë e saj do t’ju shkrijë së qeshuri

E publikuar: 27/05/2018 04:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme ajo ndodhej në Munich të Gjermanisë, ku dhe k dhënë një performancë të zjarrtë për të gjithë fansat e saj.

Mirëpo Rita nuk ka ngurruar të ndaj dhe disa nga prapaskenat e koncertit me ndjekësit e saj në Instagram ku në njërën prej tyre Rita ka treguar se flet shqip me stafin e saj.

Ajo ka xhiruar dy nga pjesëtarët e stafit teksa janë duke treguar muskujt e tyre dhe në një moment, Rita i drejtohet atij duke qeshur: “O budall, kqyrum”.

Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura te vetë ajo, por edhe te ndjekësit e saj shqiptar, të cilët janë shumë të lumtur që këngëtarja nuk e harron lehtë gjuhën e saj.