Nzonzi prezantohet te Roma dhe do ta mbajë numrin 42: I lumtur që jam këtu, kam ardhur për trofe

E publikuar: 14/08/2018 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stiven Nzonzi edhe zyrtarisht ka kaluar nga Sevilla te Roma për 26.65 milionë euro plus bonuset deri në 4 milionë euro.

Ai ka vënë në letër nënshkrimin për një kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Nzonzi  më parë ka luajtur për klube si Amiens, Blackburn dhe Stoke City, ndërsa te Sevilla është që nga viti 2015.

Lojtari do të mbajë numrin 42.

N’Zonzi lojtar i Romës

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam një lojtar i Romës”.

“Gjithmonë dëshiroj të përmirësohem, mosha nuk ka rëndësi. Kështu që shpresoj të jap kontributin tim në klub në çdo nivel, duke përfshirë edhe përvojën”.

“Drejtori Monchi më solli në Sevilla dhe më ndihmoi shumë, kështu që kam respekt reciprok. Jam i lumtur që jam që do të punojmë përsëri”.

“Objektivi është të fitojmë trofe. Falënderoj tifozët që më mirëpritën në aeroport dhe premtoj se do ta jap më të mirën”, ka thënë francezi. /Telegrafi/