Nxirret trupi nga avioni që bartte Emiliano Salan dhe David Ibbotsonin, nuk dihet ende i kujt është

E publikuar: 07/02/2019 01:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një trup është gjetur nga rrënojat e avionit që u rrëzua me sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Salan dhe pilotin David Ibbotson që ishin në bord, ka konfirmuar Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB).

Avioni u gjet në shtratin e detit të Kanalit Anglez të dielën në mëngjes, por kushtet e këqija penguan operacionin e largimit të trupit.

“Pas një ekzaminimi të gjerë vizual të vendndodhjes së aksidentit duke përdorur mjetin me telekomandë (ROV), u vendos që të bëhej përpjekje përsëri”.

Një pjesë e aeroplanit (Foto: AAIB/SWNS)

“Në kushte të vështira, AAIB dhe kontraktorët e specializuar gjetën me sukses trupin e parë nën rrënoja. Operacioni u krye në mënyrë dinjitoze dhe familjet janë informuar për progresin”.

“Për fat të keq, përpjekjet për të rimarrur rrënojat e aeroplanëve ishin të pasuksesshme ku kushtet e këqija të motit na detyruan ta kthejmë ROV në anije”.

Një minutë heshtje për Emiliano Salan . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

“Trupi aktualisht është në Portland dhe do të kalojë nën kujdesin e Dorset Coroner”, thuhet në njoftimin e AAIB.

Aeroplani u zhduk më 21 janar kur Sala fluturonte nga Nantes në Cardiff, pak ditë pasi e kishte përfunduar transferim të klubi i Ligës Premier. /Telegrafi/