Nxënësja tetëvjeçare që ka mbetur e pastrehë, kreu detyrat në mot me shi dhe erë (Video)

E publikuar: 13/07/2018 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorensalie Elaine Dolfo ka vazhduar t’i bënte detyrat e shtëpisë në mot me erë dhe shi, nën strehën e një godine në Manila të Filipineve, pasi së bashku me familjen e saj ka mbetur e pastrehë.

Familjen e tetëvjeçares e larguan nga shtëpia ku qëndronte me qira, pasi babai që punonte si taksist u sëmur dhe nuk mund të punonte, transmeton Telegrafi.

Përkundër kushteve të vështira ajo vazhdonte të mësonte dhe t’i kryente obligimet rreth shkollës, në mënyrë që të avancohet dhe të gjejë një punë të mirë, që të sigurojë në të ardhmen një shtëpi për familjen e saj.

Videoja ku ajo shihet duke i mbajtur faqet e fletores, e mbuluar me një pallto, pranë nënës dhe motrës që flinin, janë bërë virale.

Megjithëse të gjithë janë prekur me rastin, ende nuk ka ndonjë aksion për t’i siguruar familjes ndonjë strehim, ndërsa nuk dihet për gjendjen shëndetësore të babait të saj. /Telegrafi/