Nxënësja mbikëqyret nga qeni shtëpiak, përfundon detyrat pa e prekur telefonin (Video)

E publikuar: 13/03/2019 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i njohur vetëm me mbiemrin Xu nga Guizhou i Kinës, ka gjetur një mënyrë të veçantë, që të sigurohet se e bija tij nuk e përdorë telefonin, derisa t’i përfundojë detyrat.

Ai e ka stërvitur qenin shtëpiak, që ta mbikëqyr nxënësen gjatë kohës që mëson dhe reagon menjëherë, nëse ajo e merr telefonin për të luajtur video-lojëra, transmeton Telegrafi.

“Kishte problem të fokusohej në detyra, tërë vëmendja saj ishte te lojërat dhe materialet që i sheh në internet” ka thënë Xu.

Meqenëse qeni ishte marrë si këlysh dhe u rrit me vajzën e tij, tashmë është si një mësues i disiplinuar dhe nuk i largohet për asnjë moment.

Kur detyrat të jenë kryer, ata vazhdojnë me lojëra të ndryshme, sepse janë miq shumë të mirë. /Telegrafi/