Nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” mësojnë për rolin e parasë në jetën e tyre

E publikuar: 29/03/2019 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur nxënësit e Shkollës Fillore “Faik Konica” nga Prishtina.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka shpjeguar rëndësinë që e kanë paratë në jetën e çdo njeriu, mënyrat e kursimit të saj dhe identifikimin e kartëmonedhave false.

Ligjërata me nxënësit e kësaj shkolle u zhvilluan në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, që po organizohet për të 6-in vit me radhë.

Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se me anë të këtij organizimi po synohet që të fuqizohen gjeneratat e reja, që të jenë në hap me kohën, të përgjegjshëm dhe qytetarë që në vazhdimësi zhvillojnë dhe ngritin njohuritë e tyre ekonomike.

“Gjithashtu me mbështetjen e duhur në edukimin e gjeneratave të reja do të mundësojmë ngritjen e njohurive financiare me qëllim të krijimit të një jetese më të mirë për ta”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.

Po ashtu Divizioni i Edukimit ka zhvilluar një punëtori me fëmijët, të cilët kanë demonstruar aftësitë e tyre dhe dijet për paranë, kursimin e tyre, si  dhe janë njohur me fushat dhe interesin që paraqet edukimi për ta./Infosot/