Nxënësit e shkollës “Faik Konica” helmohen me sprej

E publikuar: 01/03/2016 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth orës 18:30 në shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj nga sprej janë helmuar tetë nxënës.

Lajmin për këtë helmim e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë, Agim Gashi.

Gashi ka treguar se nxënësit janë detyruar të kërkojnë ndihmë në spitalin e Ferizajt.

“ Ka ndodhur një rast sot gjatë ditës. Nuk ka qenë ndonjë rrezik, vetëm se nxënit është dashur të kërkojnë ndihmë mjekësor. Më pastaj ata janë liruar”, ka thënë ai.

Gashi ka treguar se ende nuk dihet se kush është personi i cili  ka hedhur këtë sprej.