Nxënësit e një shkolle në Kinë u shpërblyen me nga një peshk, për arritjet maksimale në provime (Video)

E publikuar: 04/02/2019 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e një shkolle të mesme në Fujian të Kinës, janë shpërblyer me nga peshk të freskët, pasi arritjet e tyre në testime ishin maksimale.

Grupi prej 30 nxënësve, janë ngjitur në skenë bashkë me dhuratat e pazakonta, që i kishin të lidhura për beli dhe u lavdëruan para familjarëve dhe shokëve, transmeton Telegrafi.

Megjithëse duket si një shpërblim i çuditshëm, peshku konsiderohet si krijesë me fat, ndërsa vendosën t’ju japin, që ta përgatisin për ta festuar Vitin e Ri Kinez.

Të shpërblyerit u shfaqen shumë të gëzuar dhe i mbanin peshqit me shumë krenari, mbase se do t’i gëzojnë edhe të afërmit, kur të shijojnë drekën së bashku. /Telegrafi/