Zhang Kaihaoi ka hipur me shpejtësi në kulmin e një ndërtese në Jiangxi të Kinës, ku një vajzë e vogël 3 vjeçare kishte ngecur përjashta rrethojës së dritares.
Fëmija 12-vjeçar e ka mbajtur lartë vogëlushen, derisa në banesën e saj kanë ardhur zjarrfikësit dhe e kanë shpëtuar.
“Është i zgjuar dhe i guximshëm, sikur mos të ishte ai, trevjeçarja vështirë se do të ishte gjallë”, ka thënë një zyrtar i mbrojtësve të rendit.
Veprimi i tij është vlerësuar lartë dhe nxënësi është cilësuar si një hero.