Nvidia bashkon forcat me Uber dhe Volkswagen në makinat autonome

E publikuar: 14/01/2018 04:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nvidia do të bashkëpunojë me Uber dhe Volkswagen për të ndërtuar çipe grafike për platformat e inteligjencës artificiale të cilat do të përdoren në industrinë e makinave me sistem vetëdrejtimi.

Kompania, e cila ka partneritete të tjera në këtë industri si Tesla dhe Baidu, ndërton çipe grafike dhe vitet e fundit ka shtrirë teknologjinë e saj në makinat autonome.

Që nga testimi i parë me flotën e Volvo XC90, Uber ka përdorur teknologjinë e Nvidia.

Me Volkswagen, Nvidia do të integrojë teknologjinë e saj në makinat e ardhshme të prodhuesit Gjerman duke përdorur platformën e tyre Drive IX.

Deri tani, 320 kompani janë përfshirë në industrinë e makinave autonome. Nvidia tha se procesori i parë Xavier do të dërgohet tek konsumatorët këtë tre mujor.

Ky çip kryen 30 trilion operacione në sekondë duke konsumuar 30 vat energji. /PCWorld Albanian