Nusja kineze eci drejt altarit, me një mace që nuk i largohej nga pjesa pasme e fustanit (Video)

E publikuar: 05/02/2019 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një ceremonie martesore që është zhvilluar në Shangai të Kinës, një nuse është detyruar të ecte drejt altarit, bashke më një mace që nuk i largohej prej pjesës së pasme të fustanit.

Fillimisht, kafsha e vogël qëndronte shtri mbi pëlhurë, pastaj e kapte me putra duke e penguar të lëvizte normal, transmeton Telegrafi.

“Do të ishte një dasmë e ëndrrave, për dikë që i adhuron macet, kjo nuse kineze ishte shumë me fat” ka shkruar një komentues.

Meqenëse macja po e pengonte në lëvizje, ajo u detyrua të ndalonte, derisa u largua nga një i pranishëm. /Telegrafi/