Nusja dhe vjehrra thyejnë rekordet, ja sa herë i janë drejtuar policisë

E publikuar: 31/10/2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

40 vjeçarja e cila u kthye në kryefjalë të ditës për shkak të video-skandalit me gjyqtarin, ka thënë para hetuesve se ajo ka kërkuar tre herë urdhër mbrojtje në policinë e Gjirokastrës nga vjehrra, ndërsa pretendon se ajo e dhunonte për shkak të konfliktit për pronën.

Denoncuesja në fjalë u ka shpjeguar hetuesve se prej 3 vitesh dhunohej dhe kërcënohej nga ish-vjehrra e saj, Merushe Makri.

Rudina I., ka thënë se ka kërkuartri herë urdhër-mbrojtjeje në Policinë e Gjirokastrës nga vjehrra, duke e akuzuar se ajo e dhunonte për shkak të konfliktit të pronësisë.

Pretendimet për dhunë duket se kanë qenë të dyanshme, pasi në Gjykatën e Gjirokastrës hetuesit kanë gjetur së paku 7 urdhra mbrojtjeje që vjehrra Merushe Makri e ish burri Mihal Makri kanë kërkuar ndaj Rudina I., nga viti 2013 e në vazhdim.