Nun ka mjet eksplodues në rrugën “Bill Clinton”

E publikuar: 21/09/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kontrolluar valigjen e cila dyshohej që ka mjet eksplodues në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, megjithatë nuk ka rezultuar të ketë ndonjë mjet eksplodues.

Kjo rrugë është bllokuar për qarkullim për më shumë se një orë, derisa vendi është siguruar nga zyrtarët policor. Më pas valixhja është kontrolluar nga zyrtarët e deminimit, ku janë përfshirë edhe qenët e njësisë speciale të Policisë.