Numri i votuesve deri më tani, mbi gjysmë milioni

E publikuar: 11/06/2017 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri tani numri i votuesve ka arritur mbi gjysmë milioni, derisa numri i votuesve të regjistruar është gjithsej 1,872,941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 15:00 numri i votuesve ka arritur në 513.484 votues, shkruan Gazeta Express.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve është 2 mijë e 490, ndërsa numri dhe përqindja e përgjithshme e vendvotimeve e të cilat janë dërguar të dhënat, është 2 mijë e 453 / 98,51 për qind.

Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotimet që kanë dërguar të dhëna ka arritur në 27,69 për qind.