Numri me Coronavirus në Shqipëri shkon në 277

E publikuar: 02/04/2020 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja në Shqipëri.

Ndërsa në total janë 277 të infektuar.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1,919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar 277 raste pozitivë me COVID-19, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”, njofton MSH. /Telegrafi/