Numri më i madh i komunave, nën udhëheqje të AAK-së

E publikuar: 17/12/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet lokale ka fituar gjithsej tetë komuna, përfshirë edhe ato të sotme në Istog, duke marrë primatin si partia me më së shumti komuna të fituara në vend.

Në këtë mënyrë, AAK ka kaluar Lidhjen Demokratike të Kosovës për nga numri i komunave të fituara, pasi kjo e dyta ka fituar në shtatë komuna.

AAK ka fituar në Gjakovën, Klinën, Suharekën, Obiliqin, Junikun, Deçanin, Rahovecin dhe sot sipas rezultateve preliminare, edhe Istogun.

Në vendin e dytë për nga numri i komunave të fituara në nivel lokale është Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila ka Gjilanin, Pejën, Vitinë, Fushë Kosovën, Lipjanin, Podujevën dhe Vushtrrinë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e treta me pesë komuna: Drenas, Kaçanik, Ferizaj, Shtime dhe Dragash.

Në vendin e katërt radhitet Lëvizja Vetëvendosje, e cila përveç që ruajti pushtetin lokal në Prishtinë duke fituar me një rezultat të ngushtë përballë LDK-së, për herë të parë fitoi në Prizren dhe Kamenicë. /KosovaPress/